Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar në një postim në profilin e saj në Facebook.
Ajo përmendi konferencën e mbajtur për media të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, përcjell Fol Drejt.
Ky është postimi i plotë i Çitakut:
“Shfaqje teatrale dhe patetike e Vucicit sonte.
Kurti tha ka faj. Njejtë thonin për Thaçin, Mustafën, Haradinajn.
Kurtin unë e kam oponent politik dhe e kundërshtoj zëshëm për politikat e tij. E fajsoj për mungesën e reagimit qeveritar karrshi inflacionit, mungesës së projekteve zhvillimore, mungesën e koordinimit me SHBA dhe BE. E kritikoj për rrënimin e dialogut social me media, biznese, shoqëri civile, opozitë. E kritikoj për qasjen e tij në dialog me Serbinë.
Por, për gjendjen e sotme në veri, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj. Ju e keni provokuar situatën.
Shpresoj ta merrni mësimin.
Kosova është ndërtuar qe 24 vite”, u shpreh Çitaku./FolDrejt/