Manchester City ka rënë dakord për kushtet personale me mbrojtësin e RB Leipzig, Josko Gvardiol, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Kjo është sipas Fabrizio Romano, i cili deklaroi se tani i takon kampionëve në fuqi të Anglisë dhe Evropës të negociojnë një tarifë transferimi me skuadrën e Bundesligës.
Besohet se Leipzig po kërkon më shumë se 100 milionë euro për mbrojtësin kroat, gjë që do ta bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. /FolDrejt/