Manchester City ka arritur fitore bindëse kundër kampionit të Premier Ligës, Liverpool-it me rezultat të thellë 4:0.
“Qytetarët” kryen punë qysh në pjesën e parë ku shënuan tre gola, kurse në pjesën e dytë shënuan vetëm një herë, transmeton Indeksonline.
Golat i shënuan: Kevin De Bruyne, Sterling, Foden dhe autogol Chamberlain.
Kjo ishte ndeshja e parë e Liverpool-it si kampion i Premier Ligës.