Kampioni i Anglisë në futboll, Manchester City për sezonin 2023/2024 do të fillojë më 6 gusht me një ndeshje kundër Arsenalit për Superkupën e Anglisë, kompeticionin hapës për sezonin e Premier Leagues. Meqenëse City ka fituar Premier League dhe FA Cup, ata do të luajnë kundër nënkampionit Arsenal.
Arsenali përfundoi pesë pikë prapa Manchester Cityt në kampionat, pavarësisht se ishte në krye për pjesën më të madhe të sezonit.
Sezoni i ri i Premierligës fillon më 11 gusht, kur City do të luajë kundër skuadrës së re të Premierligës Burnley. Kujtojmë se në këtë vit Manchester City me trajnerin Pep Guardiola fitoi tri kupat, Premier League, FA Cup dhe Champions League. /FolDrejt/