Manchester City ka mposhtur me rezultat 3:0 Bayern Munchen në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan Fol Drejt.
Serinë e golave e hapi Rodri në minutën e 27-të të takimit me një super gol, ndërsa në pjesën e dytë City shënoi edhe dy herë të tjera, me Bernardo Silvan dhe Haalandin në listën e realizatorëve.
City do të udhëtojë drejt Gjermanisë për ndeshjen e kthimit me një rezultat shumë të favorshëm.
Nga ana tjetër, edhe Interi ka shënuar fitore si mysafir i Benficas me rezultat 0-2, me golat e Barellas dhe Lukakut. /Fol Drejt/