Benjamin Pavard dëshiron të largohet nga Bayern Munich këtë verë, një zhvillim që e ka vënë Manchester Cityn në gatishmëri të lartë. Kjo është sipas Sport1, të cilët thonë se Pavard në fakt tani ka bërë një kërkesë për largim në Bayern, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Thuhet se Thomas Tuchel ka shpresuar që Pavard të qëndrojë. Por, me sa duket, mbrojtësi e ka vendosur. Ai dëshiron të largohet nga Allianz Arena dhe mesa duket nuk i mungojnë kërkuesit, përfshirë Spanjën, Anglinë dhe Italinë.
Pavard dëshiron një sfidë të re në një tjetër ligë të lartë evropiane. Kontrata e Pavardit me Bayernin skadon në verën e vitit 2024 dhe kështu, Bayern mund të detyrohet ta shesë atë në vend që ta humbasë në një transferim të lirë verën e ardhshme. /FolDrejt/