Gjatë përleshjeve në Irpin, një rajon me rëndësi strategjike, po dëgjohen shpërthime të fuqishme, ndërsa civilët po bëjnë përpjekje të largohen drejt Kievit.
Forcat ukrainase po bëjnë përpjekje intensive për të evakuuar civilët që jetojnë në İrpin, pranë kryeqytetit Kiev, teksa përleshjet me forcat ruse vazhdojnë.
Gjatë përleshjeve në Irpin, një qytet me rëndësi strategjike, po dëgjohen shpërthime të fuqishme, transmeton Fol Drejt.
Nga ana tjetër, janë duke vazhduar përpjekjet për evakuimin e civilëve, në mesin e të cilëve ka shumë fëmijë dhe të moshuar.
Me disa gjësende që kanë marrë me vete, ata po përpiqen të kalojnë në Kiev, në mbështetje edhe të forcave ukrainase.
Ivan Kashirskiy, një nga civilët i cili ka ardhur në afërsi të Kievit, tha për Anadolu Agency (AA) se gjendja në Irpin është shumë e keqe.
“Nuk kemi as energji elektrike, as ujë. Telefoni nuk punon për javë të tëra. Ne morëm gjërat tona dhe kaluam urën”, deklaroi ai.
Kashirskiy tha se nëna e tij dhe disa të afërm tashmë kanë ikur në Poloni, ndërsa ai do të qëndrojë në Kiev dhe do të marrë vendim për hapat e ardhshëm në varësi të situatës./AA/FolDrejt/