Civilët në qytetin Lviv u mblodhën në sallën e një kinemaje dhe pas informacioneve teorike kryen praktika me pushkët kallashnikov që morën në duar.
Civilët që duan të garantojnë sigurinë e tyre kundër sulmeve të Rusisë, morën mësime për përdorimin e armës nga ish-ushtarakët, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Civilët në qytetin Lviv u mblodhën në sallën e një kinemaje dhe pas informacioneve teorike kryen praktika me pushkët kallashnikov që morën në duar.
Helen, e cila po trajnohej për përdorimin e armëve, tha se ka marrë pjesë në trajnime për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre.
“Në të vërtetë që të gjithë ndodhemi brenda kësaj lufte. Mësojmë se si duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Qëllimi ynë kryesor nuk është të vrasim armikun, por të mbrojmë qytetarët tanë”, tha Helen.
Duke theksuar se gratë ukrainase janë shumë të forta, Helen u shpreh se kanë fuqinë për të bërë çdo gjë./FolDrejt/