Forcat e sigurisë, por dhe civilët vullnetarë në kryeqytet po kryejnë punime intensive për të mbrojtur kryeqytetin, ndërkohë që forcat ruse kanë mbërritur në afërsi të Kievit.
Krahas forcave të sigurisë së Ukrainës edhe civilët vullnetarë po bëjnë përgatitje për të mbrojtur nga forcat ruse ryeqytetin ukrainas, Kiev, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Forcat e sigurisë, por dhe civilët vullnetarë në kryeqytet po kryejnë punime intensive për të mbrojtur kryeqytetin, ndërkohë që forcat ruse kanë mbërritur në afërsi të Kievit.
Forcat e sigurisë kanë krijuar pika kontrolli në shumë pika të qytetit, ndërsa nuk lejojnë që të filmohen në mënyrë që përgatitjet të “mos zbulohen”.
Vërehet se edhe civilët vullnetarë kanë hapur llogore në një prej pikave më kritike të qytetit dhe kanë formuar vende mbrojtëse duke u vendosur goma makinash për t’u përdorur në konfliktet e mundshme.
Civilët vullnetarë qëndrojnë roje në këtë pikë për orë të tëra duke bërë ndërrime me njëri-tjetrin.
Vullnetarët që qëndrojnë në ruajtje pavarësisht të ftohtit dhe kushteve të dimrit, theksojnë se janë të vendosur të mbrojnë Kievin dhe të pengojnë hyrjen në qytet të forcave ruse.
Andrew Chuckalov, 52-vjeçari babai i një fëmije i cili është një prej vullnetarëve për mbrojtjen e Kievit, është shprehur se vjen pothuajse çdo ditë në këtë pikë mbrojtëse për të qëndruar roje.
Duke vënë theksin se është i vendosur në mbrojtjen e Kievit nga rusët, Chuckalov, tha se “Këtu mbroj tokën, fëmijën, nënën dhe shokët e mi që jetojnë këtu. Ne jemi vullnetarë nga Kievi. Nuk duam t‘i shikojmë rusët këtu. Ne duam vetëm paqe”./FolDrejt/