Kryeministri izraelit, Naftali Bennett u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në Kremlin më herët sot për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe më vonë foli në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha zëdhënësi i Bennettit.
Ky i fundit po koordinon përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë për të zgjidhur krizën në Ukrainë, tha një zyrtar izraelit, i cili dha edhe disa detaje rreth takimit mes Bennettit dhe Putinit.
“Pas takimit me Putinin, Bennett u nis për në Berlin për bisedime me kancelarin gjerman, Olaf Scholz”, tha zëdhënësi i izraelitit.
“Presidenti francez, Emmanuel Macron kishte folur me Bennett përpara se të fluturonte për në Moskë duke e njoftuar rreth bisedave me Putinin”, njoftoi Pallati Elysee.
Izraeli pasi mori mbështetjen e Zelenskyt është “ofruar si vend ndërmjetës në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës”, megjithëse zyrtarët më parë kanë minimizuar pritshmëritë për ndonjë përparim”, raporton theguardian.