Profesori universitar, publicisti e shkrimtari Milazim Krasniqi ka numëruar dhjetë gjëra që shqiptarët e Kosovës i duan, deri sa shteti po fundoset.
Ky është shkrimi i tij i plotë në profilin e tij në Facebook:
1.Rritje të rrogave e pensioneve, pavarësisht mundësive buxhetore.
2. Punësim me të njofshëm në sektorin publik, ku ka të punësuar me tepricë.
3. Shkuarje e familjarëve në diasporë, për punësim çfarëdoqoftë, vetëm që të dërgojnë para për ata që këtu nuk duan të punojnë.
4. Retorikë pseudo-patriotike dhe gënjeshtra nga politikanë mashtrues.
5. Moral të rrejshëm në publik.
6. Indiferencë dhe injorim ndaj fesë.
7. Arsim jocilësor, ku diplomohet lehtë.
8. Aktrim i të fortit përballë aleatëve.
9. Media që lavdërojnë liderin e nuk raportojnë skandalet e qeverisë.
10. Biznese që paguajnë taksa, por që të mos kenë influencë në medie, në politikë e në shoqëri.
Koment: kombinim absurd i mbetjeve të ideologjisë socialiste, të shoqërisë agrare dhe sjelljeve parashtetërore. /FolDrejt/