konomisti Muhamet Spahiu thotë që tërheqja e 20% të trustit pensional do të ndihmonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
Tërheqja e parave të trustit vazhdon të jetë një opsion që po disktohet.
Shumë ekonomistë po e konsiderojnë zgjidhje për krizën aktuale në Kosovë.
Por, kështu nuk po mendon mazhoranca, e madje edhe po e kundërshtojnë një ide të tillë.
Shefja e deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari- Lila, kategorikisht ka shprehur kundërshtinë për këtë, duke ftuar opozitën të diskutohen modalitete të tjera për të shmangur pasojat e krizës.
Megjithatë, ekonomisti Muhamet Spahiu insiston se një tërheqje nga Trusti Pensional do të ishte një ndihmë e madhe për qytetarët dhe për këtë bazohet edhe në tërheqjen e mëparshme.
E për një tërheqje të tillë, pavarësisht pajtimeve e kundërshtive, duhet ndjekur edhe disa hapa që kanë të bëjnë me ndryshimin e Ligjit për Fondin e Trustit Pensional.
Juristi Kushtrim Palushi tregon ecurinë e gjithë kësaj.
Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të nxjerrë në dhjetor 2020 nga Qeveria e Avdullah Hotit, qytetarëve iu mundësua të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti.
Gjatë asaj kohe u tërhoqën mbi 197 milionë euro.