Analisti kosovar, Jusuf Thaçi, reagoi pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Çka duhet me ndodh tjetër në Kosovë që bashkësia ndërkombëtare (perëndimore) me kuptu e me u bindë që Serbia “konstruktive” nuk do paqe e stabilitet dhe nuk i interesojnë të drejtat e serbëve të Kosovës, ajo do luftë, gjak e tokë të Kosovës.
Kur do me u bindë bashkësia ndërkombëtare që përkëdhelja e Serbisë veç sa e trimëron atë në synimet e veta të sëmura për vrasjen dhe ekspansionin territorial ndaj fqinjëve (në këtë rast ndaj Kosovës)?! Si është e mundur që bashkësia ndërkombëtare nuk e ka mësuar këtë leksion nga Serbia e Millosheviqit e nga Rusia e Putinit!
Kur do me u bindë bashkësia ndërkombëtare që Serbia, me mendësi e me ideologji, i ka rrënjët në Moskë, rrënjë të cilat asnjëherë nuk dëshiron t’i transferojë në perëndim. Pse duhet të besohet e të shpresohet në të pamundurën, në ndërkohë që të tjerët i vuajmë pasojat pa asnjë faj.
Ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të dëshmorit Rreshter Bunjaku!
Suksese Policisë së Kosovës në përmbushjen e misionit të vet të shenjtë në luftimin e kriminelëve dhe terroristëve!
Mbështetje të plotë Qeverisë së Kosovës në aktivitetin e saj për ruajtjen sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.