Gjatë ditës së sotme, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore ka folur për rolin e Republikës së Kosovës në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon, rëndësinë e bashkëpunimit bazuar në parimin e barabarësisë dhe gjithëpërfshirjes, si dhe për nevojën për ta përshpejtuar perspektivën euro-atlantike të Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit.
Në këtë samit ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit e Evropës Juglindore, përfshirë këtu edhe ai i shtetit fqinj me të cilin Kosova gëzon të njëjtën kombësi, Shqipërisë, transmeton Fol Drejt.
Edi Rama është bërë objekt i mediave kosovare gjatë ditës së sotme, meqë gjatë gjithë samitit ka ruajtur një qëndrim të ftohtë me presidenten Osmani, për të cilën thuhet madje se në disa foto është parë vazhdimisht se ka ndjekur samitin duke i kthyer shpinën Edi Ramës. Kjo ftohtësi e shpërfillje që kanë përcjellë fotot ka ngjallë spekulime nëpër rrjetet sociale gjatë gjithë ditës së shtunë e është fuqizuar edhe më tepër kur zëvendëskryeministri i parë i Kosovës e ka quajtur Edi Ramën “pro-serb”.
Në mbrojtje të imazhit të Edi Ramës, kanë dalë figura të njohura kosovare si: Vlora Çitaku, Valon Syla e Klisman Kadiu./FolDrejt/