Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Çka pas zgjedhjeve lokale në veri?

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Aleksandër Vuçiq, Ana Bërnabiq, politikanët serbë të frontit të pozitës, bashkë me një pjesë të analistëve në Kosovë, i kanë cilësuar si dështim zgjedhjet e fundit lokale në veri. Ndërmjet ngecjeve, kërcënimeve dhe premtimeve për instalim të rendit të ri qeverisës dhe shtrirjes së sovranitetit, bashkësia ndërkombëtare po kërkon që marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel e Ohër, të zbatohen sa më parë, shkruan Fol Drejt.

 Bojkoti i serbëve në zgjedhjet e fundit, bëri që pjesëmarrja në zgjedhje të ishte 3.47%. Duke iu referuar kësaj shifre, një pjesë e opinionit publik në Kosovë e Serbi, po e konteston legjitimitetin e tyre.

ShBA dhe BE krah Kosovës

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Por zgjedhjet e 23 prillit të mbajtura në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, ndonëse u karakterizuan nga kjo pjesëmarrje e ulët e qytetarëve, ato ishin të qeta dhe pa incidente. Megjithatë, procesi është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Na vjen keq që jo të gjitha partitë e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Ne i njohim përpjekjet e zyrtarëve zgjedhorë kosovarë për t’i vënë vendet e votimit në dispozicion të qytetarëve që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ambasada e ShBA, pas përfundimit të procesit zgjedhor. Sipas ambasadës zgjedhjet ishin në “përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.”

Një qëndrim të ngjashëm karshi procesit të zgjedhjeve mbajti edhe BE”

“Zgjedhjet janë mbajtur në përputhje me kuadrin ligjor të Kosovës dhe se janë bërë përpjekje që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të rregullt. Në të njëjtën kohë, BE-ja shpreh keqardhjen që jo të gjitha partitë dhe komunitetet e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë dhe votuar në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e BE-së, ndërsa theksohet se “pjesëmarrja shumë e ulët, veçanërisht në mesin e qytetarëve serbë të Kosovës, tregon se ky proces nuk është dhe nuk mund të konsiderohet si i zakonshëm”.

Kontestimi i legjitimitetit, nga jolegjitimët

Veç që nuk mori pjesë në zgjedhje, Lista Serbe bëri thirrje për bojkot masiv të këtij procesi. Vendimi i partisë më të madhe serbe në vend, u ndihmua edhe nga Beogradi zyrtar. Vetë Vuçiq pas zgjedhjeve tha se “njerëzit tanë në Kosovë kanë treguar se në cilin vend duan të jetojnë.” Edhe kryeministrja Bërnabiq, nuk qëndroi prapa në këtë pikë. Ajo tha se zgjedhjet e mbajtura nën monitorim të rrebtë të forcave të policisë dhe KFOR-it, “getoizuan” komunitetin serb në Kosovë.

Millan Radojçiq një figurë kontraverse, i akuzuar shpesh si njeriu i nëntokës në veriun e Kosovës, ndryshe edhe nënkryetar i Listës Serbe ka thënë së fundmi se populli serb në Kosovë “nuk do të lejojë kurrë” që komunat me shumicë serbe në veri të vendit të udhëhiqen nga ata që kanë fituar “1 apo 2 për qind të votave” në zgjedhje.

Por legjitimiteti i zgjedhjeve do të kontestohej edhe variantin e pjesëmarrjes së Listës Serbe në Kosovë. Publicisti Nexhmedin Spahiu për Fol Drejt tha dje se politikanët e kësaj partie nuk janë betuar përpara flamurit të Kosovës duke i dëshmuar se përherë e kanë kontestuar sovranitetin e republikës. Për analistin Spahiu, sado i vogël ky progres i republikës, është për t’u vlerësuar. Ai iu druhet incidenteve të mëtejme, sidomos në fazën e ndërrimit të pushteteve lokale, tashmë me fituesit e zgjedhjeve të fundit.

Aleksander Vuciq

Garantuesit e sovranitetit

Mbetet për t’u parë, por institucionet e Kosovës, janë shfaqur të vendosura në lidhje me procesin e ndërrimit të pushtetit, pas zgjedhjeve të fundit.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se përkundër klimës jo të mirë, kryetarët e rinj, nuk do të kenë probleme.

Në një prononcim për REL ministri ka thënë se  kryetarët e rinj “do të punojnë normalisht në objektet shtetërore të Kosovës” dhe se “të gjitha objektet e administratës në Republikën e Kosovës janë pronë e shtetit. Nuk janë pronë e askujt dhe nuk janë subjekt i dëshirave të askujt. Ata [kryetarët e rinj] do të funksionojnë aty normalisht.”

ShBA-të dhe BE nga ana tjetër, kërkojnë nga të dyja vendet (Kosova dhe Serbia), që në një periudhë sa më afatshkurtër, të jetësojnë marrëveshjen e fundit të arritur në parim, në Ohër.

Edhe pala serbe po insiston jetësimin e Asociacionit si pika më problematike e diskutimeve të fazës së fundit. Ende nuk dihet qartë statusi i këtij instrumenti politik, por grupet punuese, me aq sa është mësuar për opinionin publik, janë duke punuar në të.

Njohësit e zhvillimeve konsiderojnë se jetësimi i kësaj marrëveshjeje, do t’i eliminonte pretendimet e Serbisë ndaj veriut të Kosovës dhe përfundimisht të dyja vendet do të futeshin në një fazë të përmirësimit të raporteve ndërshtetërore./FolDrejt/

 

 

 

Tags: Albin KurtiAleksander VuciqAna BrnabiqAsociacioniKosoveNexhmedin SpahiuSerbiaZgjedhjet në veri
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Krasniqi në ShBA takohet me Paul Pfeiffer, diskutojnë për qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik lokal

Lajmi tjetër

Lila i propozon opozitës që të votojë një mocion, që ta sjellin me duar të lidhura në kuvend Nagip Krasniqin

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM