Krerët më të lartë të shtetit, më në krye Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, kanë udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), për të nënshkruar një marrëveshje me vlerë 236.7 milionë dollarëshe, shkruan Fol Drejt.
Sipas njoftimit të qeverisë, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje synohet sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Njëherësh edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.
Për më shumë, e tërë marrëveshja mund të zbërthehet në disa pika kyçe, që nënkuptojnë:
1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh),
2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe
3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.
Nga ky financim 200 milionë dollarësh do të vijë në formë granti nga SHBA-ja përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, ndërsa 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD).
Më saktësisht, projektet që pritet të implementohen në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë blerja dhe instalimi i baterive me kapacitete të larta, për rezerva të energjisë;
Projekti i dytë synon të krijojë një program të studimit për të zhvilluar aftësitë e individëve që do të punojnë në këtë sektor dhe synon të ketë përfshirje më të madhe të grave; dhe:
Projekti i tretë është financim nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD)./FolDrejt/