Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, raporton Fol Drejt.
“Diskutuam mbi përgjigjet e institucioneve për gjetjet dhe rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit për rastin e 11 vjeçares sikurse edhe shprehëm shqetësimin me mungesën e vullnetit për bashkëpunim nga ana e Këshillit Prokurorial dhe Komunës së Prishtinës të cilat nuk i janë përgjigjur adresimeve nga Ministria e Drejtësisë për këtë rast.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Ajo theksoi se në takim është diskutuar mbi rëndësinë e hartimit të planeve individuale për viktimat që janë në mbrojtje sociale dhe kërkuam rishikim të formave të vlerësimit të cilat janë standarde që nga viti 2003!
“Grupin ndërministror po ashtu e njoftova lidhur me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për zbatimin e Ligjit për Mbikqyrjen Elektronike, zbatimi i së cilit mundëson monitorimin e lëvizjeve të dhunuesve dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës.”, u shpreh tutje Hahxiu. /FolDrejt/