Ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë, Wesley Clark, ka folur për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka treguar se si duhet të veprojë ShBA-ja dhe NATO-ja.
Clark, i cili ka udhëhequr bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi, ka deklaruar se ShBA-ja duhet të ndërmarrë hapa ndaj agresionit rus.
“ShBA duhet të shfaq evidencë në Kombet e Bashkuara dhe të marrë vullnetin e shteteve të botës për të ndalur kërcënimin e agresionit rus”, ka thënë Clark për “USAtoday”.
Clark shpjegoi se situata në Ukrainë është e rëndësishme për amerikanët.
“Ajo që Rusia dëshiron të bëjë është të përdorë ushtrinë e saj për të luajtur politika të pushtetit dhe për të shtypur shtetet e pavarura, për t’i marrë ato dhe për t’i bërë ato shtete vasalë, për t’i bërë ato shtete satelitore”, tha Clark.