Ish-presidenti i SHBA Bill Clinton e quajti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes si lëvizjen e duhur, duke pasur parasysh luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
“Sot jam më i bindur se atëherë se bëmë gjënë e duhur ”, tha ai për CNN. “ Ne bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur. Dhe, nëse nuk do ta kishim bërë këtë, kjo krizë mund të kishte ndodhur edhe më shpejt.”, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Kur bëra atë që bëra, i ofrova Rusisë jo vetëm një partneritet të veçantë me NATO-n, por edhe perspektivën e anëtarësimit në NATO, duke argumentuar se problemet më të mëdha për sigurinë tonë në të ardhmen do të vijnë nga aktorët joshtetërorë ose nga shtetet autoritare që ata do të shesë kapacitete kimike, biologjike dhe bërthamore për organizatat terroriste”, tha Clinton.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, vendet e Evropës Lindore filluan të anëtarësohen në NATO, të parat ishin Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia./FolDrejt/