Krerët e opozitës e kanë kritikuar Qeverinë Kurti për hapat të cilët i ka ndërmarr në lidhje me situatën në veri, shkruan Fol Drejt.
Sipas krerëve opozitarë, Qeveria Kurti ka ndërmarr hapa të nxituar, të cilët kanë pasuar me ftohje të raporteve me aleatët ndërkombëtarë, ndonëse vendosja e rendit dhe ligjit atje, përkatësisht funksionalizimi i institucioneve, është e drejtë legjitime e Kosovës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se sitata aktuale atje është e paprecendent dhe se qeveria aktuale “është në sulm fatkeq ndaj miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë”.
Sopas Abdixhikut “Kosova ka përfunduar e përballur me tension dhe paaftësi për të ushtruar detyrat bazike kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në veri, por ka përfunduar edhe me dënim, sanksione dhe penalizmi ndërkombëtar në përmasa të papara ndonjëherë më parë. Këto reagime të sekretarit Blinken, të Bashkimit Evropian, të NATO-s dhe shteteve më mike të Kosovës kundër shtetit tonë në një kauzë të drejt janë si pasojë e keq veprimeve diplomatike dhe strategjike të një njeriu të vetëm, atij që sot e mban postin e kryeministrit të Kosovës…Jo vetëm pa aleatë, por edhe me aleatë kundër nesh, vendi ynë nuk ka gjasë të shtrojë as sovranitetin, as integritetin dhe as stabilitetin. Vendi ynë ka gjasë të humbasë aleatët edhe sovranitetin. Këtë rrugë po na dërgon Albin Kurti sot. Edhe pa aleatë edhe pa sovranitet”, tha ai.
Ndërkaq Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se taktika e fundit e Kurtit, mbetet tërheqja:
“Përgjigja e tij ka me qenë tërheqja. Ai çdo veprim e ka të tillë. E krijon krizën, pastaj tërhiqet dhe na e lë problemin dhe na e degradon situatën për nja pesë hapa prapa. Kjo është shtrim për autonomi politike për serbët. Nuk ka të bëjë më me asociacionin”, u shpreh Krasniqi.
Po kaq të ashpër në kritika janë shfaqur edhe disa deputetë të tjerë, duke përfshirë këtu edhe Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se deputetët duhet ta përdorin kartën e votës së mosbesimit, parase kjo qeveri t’i dëmtojë rënd raportet me miqtë ndërkombëtarë./FolDrejt/