Kur i sheh njerëzit në Çair se si ankohen, përsëri sonte më vjen të pyes: ç’më duhet të kem të drejtë unë kur ne të gjithë jemi të zhgënjyer dhe të poshtëruar?
Ata që e vjedhin Çairin ikin pastaj në Butel dhe prej luksit të Butelit i mashtrojnë qytetarët e Çairit me “kontrata”, “dhurata” e “vende pune të hënën në mëngjes”. Krejt kjo derisa ua marrin votën.
E pastaj ua shtojnë zavallin me ndërtesa pa leje e pa asnjë plan, me kanalizim të mesjetës, me rrugë më të këqija se në fshatra e me shkolla që janë bërë lavazhe. Në fund del ai lideri “i vërtetë” dhe ua shan “700 mijë nëna”, ua shan “babën në vorr” e ua shan edhe Zotin dhe të gjithë heshtin.
O Perëndi, a ka shpëtim nga këta njerëz që e na e kanë zënë diellin?! A e dinë këta se “njeri nuk ban n’shpin e vet me vjedhë”? A kanë insaf këta hajdutë?!