Në një video amatore të xhiruar nga një banor, shfaqen pamjet e ngjarjes tragjike së Treviglios, në zonën e Bergamos.
Në pamje shohim të arrestuarën, Silvana Erzembergher, 71 vjeçe, me armë në dorë. Pak hapa më tutje trupi i fqinjit të saj, Luigi Casati, 68 vjeç, i shtrirë në tokë, pasi 71 vjeçarja sapo e ka qëlluar.
Pranë tij është bashkëshortja e tij Monica Leoni, 58 vjeçe, gjithashtu e qëlluar me plumb në këmbë dhe në krah, tashmë e shtruar në spital në gjendje të rëndë. Karabinierët po e hetojnë rastin që shkak dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje pronësie.