Sipas Daily Mail, Kryeministri britanik Boris Johnson ka urdhëruar ministrat e tij që t’i pushojnë nga puna 91,000 nëpunës, nën arsyetimin se administrata “është fryrë”, transmeton Fol Drejt.
Sipas Johnson, kursimet nga lehtësimet që do të vijnë nga këto përjashtime, pritet të arrijnë shifrën prej 53.5 miliardë paund në vit për arkën e shtetit, të cilat do të mund të shfrytëzoheshin më pas për të përballuar më lehtë “koston e jetesës”.
“Do të ketë shumë që nuk do të pajtohen me mua”, u shpreh ai, duke thënë se plani do ta ndihmojë qeverinë që ta përballojë më lehtë koston e krizës ekonomike./FolDrejt/