Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të mërkurë.
Çmimi i benzinës është liruar për 2 centë ndërsa çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, sipas njoftimit, njofton Klankosova.tv.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.61 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër”.
Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.