Çmimet e derivative sot, janë të njëjta si ato të ditës së djeshme.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një postimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.79 € për liter, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76 € për liter, çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për liter”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, ministria bën të ditur se këto çmime janë valide për 24 orë./klankosova.tv/