Sipas Zyrës së Statistikave të Komisionit Evropian (Eurstat), Kosova kishte bindshëm çmimet më të lira të energjisë elektrike në Evropë, për vitin 2022, kur edhe janë bë matjet e fundit vjetore.
Çmimet mesatare për shpenzimin mesatar të konsumit janë 6 cent për kilovat/orë që është afro 25 për qind më lirë se e dyta më e lira, që është Serbia me çmim 7 cent për kilovat/orë. Shqipëria, Bosna e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë çmimet nga 8 cent për kilovat/orë apo më tepër se 35 për qind më shtrenjtë se në Kosovë.
Maqedonia e Veriut është edhe më e shtrenjtë, duke shënuar çmimi prej 10 cent për kilovat/orë që i bie afro 70 për qind më shtrenjtë se Kosova.
Në këto matje janë të përfshirë vetëm konsumatorët e përmasave të mesme me një konsum vjetor prej 2500 kWh deri në 4999 kWh.
Të gjitha vendet e BE-së kanë çmime së paku dyfish më të larta se Kosova. Vendi më i populluar i BE-së, Gjermania ka një çmim prej 28 cent për kilovat/orë apo 4.75 herë më tepër se në Kosovë.
Ndërkohë, Danimarka, Belgjika dhe Italia janë tri vendet e Bashkimit Evropian të cilat vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë për energji elektrike, bazuar në të dhënat e Eurostat-it për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022. Kurse sa i përket Rajonit, çmimet më të larta të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë i kanë Romania, Greqia dhe Kroacia.
Sipas Eurostat, në Danimarkë, 1 kilovat/orë energji elektrike kushton mesatarisht 47 cent, në Belgjikë 42 cent, kurse në Itali çmimi arrin në 33 cent.
Në Kosovë, çmimi për kilovat/orë është 6 cent, që i bie se është gati pesëfish më i ulët se në Romani, ku 1 kilovat/orë kushton 29 cent.
Çmimet në Evropë:
Kosova – 0.06 € kWh
Serbia – 0.07 € kWh
Bosnja dhe Hercegovina – 0.08 € kWh
Shqipëria – 0.08 € kWh
Mali i Zi – 0.08 € kWh
Hungaria – 0.09 € kWh
Bullgaria – 0.10 € kWh
Maqedonia e Veriut – 0.10 € kWh
Malta – 0.12 € kWh
Holanda – 0.12 € kWh
Islanda – 0.12 € kWh
Kroacia – 0.13 € kWh
Polonia – 0.15 € kWh
Sllovakia – 0.16 € kWh
Sllovenia – 0.17 € kWh
Portugalia – 0.19 € kWh
Finlanda – 0.19 € kWh
Norvegjia – 0.19 € kWh
Luksemburgu – 0.19 € kWh
Franca – 0.19 € kWh
Austria – 0.20 € kWh
Moldova – 0.20 € kWh
Lituania – 0.20 € kWh
Suedia – 0.20 € kWh
Lihtenshtajn – 0.22 € kWh
Estonia – 0.22 € kWh
Greqia – 0.23 € kWh
Latvia – 0.25 € kWh
Qipro – 0.28 € kWh
Gjermania – 0.28 € kWh
Romania – 0.29 € kWh
Irlanda – 0.30 € kWh
Çekia – 0.31 € kWh
Spanja – 0.32 € kWh
Italia – 0.33 € kWh
Belgjika – 0.42 € kWh
Danimarka – 0.47 € kWh