Sipas Komisionit Rregullator për Energjinë Elektrike dhe Gazin (Creg), në Belgjikë çmimi mesatar i paguar për një kontratë të re energjetike, të nënshkruar në muajin tetor, do të jetë 5.862 euro në vit.
E përditshmja belge ‘L’Echo’ raportoi se krahasuar me muajin tetor të vitit 2021 kjo shifër është rritur me 95,3 për qind, respektivisht nga 3.066 euro në 5.988 euro, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shifra gjithashtu është 17 për qind më e lartë krahasuar me muajin shtator të këtij viti, kur ajo ishte 5.104 euro.
Kryesisht në të gjithë vendin çmimi i gazit rëndon faturat rreth 3.564 euro në vit, respektivisht një rritje prej pothuajse 20 për qind krahasuar me muajin e kaluar./FolDrejt/