Ditën e sotme, janë krijuar radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Morinës.
Shkak i radhëve është bërë pasi qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri, ndërsa sot po kthehen në vendin e tyre.
Pjesa më e madhe e tyre janë qytetarë të Kosovës që po kthehen në shtëpitë e tyre.
Nga videot që kanë publikuar mediat shqiptare shihet se kosovarët nuk i ka ndaluar rritja e madhe e çmimeve të naftës të kalojnë vikendin në qytete të ndryshme të Shqipërisë ka qenë i madh,
Policia e Kosovës po punon me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët.