Çmimet e naftës ranë të enjten pasi të dhënat e dobëta ekonomike në ShBA shkaktuan frikë nga recesioni, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Nafta e papërpunuar ndërkombëtare Brent u tregtua me 84,61 dollarë për fuçi në orën 10:08 të mëngjesit me orën lokale (0708 GMT), një rënie prej 0,45% nga çmimi i mbylljes prej 84,99 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare.
Në të njëjtën kohë, standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohej me 80,22 dollarë për fuçi, një rënie prej 0,48% pasi seanca e mëparshme u mbyll me 80,61 dollarë për fuçi.
Shifrat zhgënjyese të vendeve të punës private në SHBA lë të kuptohet për një recesion të mundshëm që do të ulte kërkesën për naftë në vendin më të madh konsumues të naftës në botë.
Sektori privat amerikan shtoi 145,000 vende pune në mars, duke ardhur në shumë më pak se pritjet për një rritje prej 200,000.
Aktiviteti ekonomik në sektorin e shërbimeve në SHBA u zgjerua në mars për të tretin muaj radhazi, por ritmi i rritjes u ngadalësua. Indeksi i menaxherëve të blerjeve jo-prodhuese (PMI) arriti në 51.2%, 3.9 pikë përqindje më pak se leximi i shkurtit prej 55.1%.
Ndërkohë, një rënie në rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA pengoi rënie të mëtejshme të çmimeve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA) të mërkurën vonë, inventarët komercialë të naftës së papërpunuar në SHBA u ulën me 3.7 milionë fuçi në 470 milionë fuçi gjatë javës që përfundon më 31 mars.
Inventarët ranë kundrejt pritjeve të tregut për një rënie prej 1.8 milionë fuçi. /FolDrejt/