Pas alarmimit të djeshëm nga komuniteti i biznesit se paralajmërimi i ngrirjes së çmimeve negativisht mund të ndikojë në ekonomi, nga Qeveria thonë se do të ndërmerren masa nëse vazhdon rritja e çmimeve. Nga Qeveria thonë se gjendja me rritjen e çmimeve po ndiqet dhe se deri në fund të vitit nuk pritet rritje enorme e çmimeve, ndërsa sipas tyre inflacioni pritet të qëndrojë në zonën e inflacionit të ulët.
“Më vëmendje e ndjekim situatën dhe varësisht asaj si do lëvizin çmimet e materialeve dhe lëndëve të para në pjesën e importit dhe prodhimit të produkteve te ne, nëse ka tronditje çmimesh menjëherë do veprojmë duke u thirrur në Ligjin për tregti edhe për shitje me shumicë edhe me pakicë ashtu siç bëmë edhe vitin e kaluar kur nuk lejuam rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë”
Komuniteti i biznesit ka frikë se nëse Qeveria vendos të ngrijë një pjesë të çmimit të produkteve bazë dhe shërbimeve që qytetarët më shpesh i shfrytëzojnë, është i mundshëm shtimi i punës në të zezë. Ngrirja e çmimeve sipas biznesmenëve nuk është masë afatgjate e as që do i zgjidhë plotësisht problemet me inflacionin. Raporton AlsatM.mk percjell Foldrejt.com