Çmimet mesatare të produkteve ushqimore bazë në Portugali gjatë vitit 2022 u rritën me 30 për qind.
Komisioni Portugez i Sigurisë Ushqimore (ASAE) vlerësoi se për një shportë konsumatore në fund të vitit 2022 duhet të ishin ndarë 96.44 euro krahasuar me fillimin e vitit kur duhej të ishin ndarë 74.90 euro, përcjell Fol Drejt.
Siç njoftoi komisioni, në shportën e konsumit përfshihen produktet bazë si peshku, mishi, perimet, frutat, makaronat, orizi, vaji i ullirit, vaji, vezët, sheqeri, qumështi, buka dhe mielli./FolDrejt/