Çmimet globale të naftës janë rritur si pasojë e kërcënimit të Moskës për të ulur prodhimin e naftës në muajt e ardhshëm, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Rusia kërcënoi të premten se do të ulë prodhimin me 5-7 për qind në fillim të vitit 2023, në përgjigje të kufijve të çmimeve të eksporteve ruse të energjisë, të vendosura nga vendet perëndimore.
Paralajmërimi i tronditi tregjet, duke i bërë çmimet globale të naftës të rriten me më shumë se 1 dollarë, të nxitura nga pritjet për një rënie të ofertës./FolDrejt/