“Çmimi i bukës nuk ka qenë kurrë më i lartë në BE.”
Kështu shkruan Eurostat në një shënim në të cilin vëren se në gusht çmimi u rrit mesatarisht në Bashkimin Evropian me 18% krahasuar me të njëjtin muaj të 2021-shit.
Në bazë të rritjes, Eurostat vë në dukje sërish, veçanërisht pasojat e pushtimit rus të Ukrainës.
Rritjet më të mëdha të kostos së bukës, në periudhën gusht 2021-gusht 2022, janë shënuar në Hungari (+ 66%), Lituani (+ 33%), Estoni dhe Sllovaki (+ 32%). Vendet më pak të prekura nga fenomeni ishin Franca (+ 8%), Holanda dhe Luksemburgu (+ 10%). Në këtë kuadër, Italia, në grafikun e publikuar nga Eurostat, është nën mesataren e BE-së.
Eurostat konfirmon gjithashtu alarmin e nisur nga Codacons mbi rritjen anormale të çmimeve në sektorin ushqimor të shënuar në muajin gusht./abcnews.al/