Pavarësisht një ftohjeje në fillim të pranverës, Evropa përjetoi mot relativisht të ngrohtë gjatë sezonit aktual të ngrohjes, gjë që kontribuoi në uljen e çmimit të gazit, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Çmimi i gazit në Evropë ra nën 450 dollarë për 1000 metër kub në tregtimin e aksioneve për herë të parë që nga fundi i korrikut 2021, sipas të dhënave nga Bursa e Londrës ICE.
Në Holandë, në indeksin e referencës TTF, çmimi i gazit ra në 443 dollarë për 1000 metër kub ose 40.6 euro për MWh.
Rënia e çmimit të gazit tregon dështimin e politikës që synon të zbatojë presidenti rus Vladimir Putin dhe të detyrojë Evropën të nënshtrohet për shkak të çmimeve të larta dhe mungesës së gazit. Planet e tij u prishën nga përshtatja e shpejtë e BE-së ndaj gazit të lëngshëm dhe një dimër jashtëzakonisht i ngrohtë.
Para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Evropa siguronte shumicën e nevojave të saj për gaz përmes tubacioneve të gazit nga Rusia. Zëvendëskryeministri rus Aleksandar Novak kishte kërcënuar se çmimi i gazit në Evropë do të ishte mbi 4000 dollarë për 1000 metra kub. /FolDrejt/