Çmimi për megavat-orë të gazit natyror në Evropë u rrit me rreth 28,6 për qind në 283,20 euro nga çmimi i mbylljes më 15 gusht prej 220,11 euro.
Çmimi i kontraktuar i gazit për shtator në TTF, qendra virtuale e tregtimit të gazit natyror me bazë në Holandë, të hënën hapi tregtimin me 266,75 euro për megavat-orë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Njoftimi i pezullimit të dërgesave të gazit natyror përmes gazsjellësit “Rrjedha Veriore ndërmjet 31 gushtit dhe 2 shtatorit ishte një nxitës për rritjen e çmimeve”.
Gjithashtu, rritjet e çmimeve janë ndikuar edhe nga thatësira në Evropë për shkak të kushteve ekstreme të motit të nxehtë gjatë verës dhe rritjes së vazhdueshme të kërkesës në rajonin, i cili po përjeton mungesë oferte./FolDrejt/