Për 24 orët e ardhshme, çmimi i naftës do të jetë i njëjtë si dje në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku tha se çmimi i naftës për 24 orët e ardhshme do të jetë 1.74 euro, ndërsa ai i benzinës ka pësuar rënie për 1 cent e do të jetë 1.67 euro, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, çmimi i gasit do të jetë 78 cent për litër, ngjashëm si ditën e djeshme.
Këto çmime do të vlejnë deri në orën 10:00, kur MINT do ta publikojë çmimin tavan për 24 orët e ardhshme./klankosova.tv/