Ministria e Industrisë ka njoftuar për çmimet e karburanteve për sot, ku çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1 euro e 69 cent, 2 centë më lirë sesa dje.
Çmimi i benzinës po ashtu ka rënë për tre centë, me çmimin maksimal të lejuar për litër, 1 euro e 53 centë.
Ndërkohë, çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë, prej 78 centë për litër.
Këto çmime vlejnë nga sot në ora 10:00, deri nesër në të njëjtën kohë.