Çmimet e naftës sërish ranë sot për shkak të shqetësimeve të kërkesës pas rritjes së normës nga Rezerva Federale e SHBA-së (FED) dhe forcimit të dollarit.
Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare Brent u tregtua me 82,16 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, duke pësuar rënie prej 0,65 për qind nga çmimi i mëparshëm prej 82,7 dollarësh, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Standardi amerikan West Texas Intermediate ra në 76,66 dollarë për fuçi, me një rënie prej 0,80 për qind nga 77,28 dollarë.
Siç pritej, FED rriti normën e saj të interesit me 50 pikë bazë të mërkurën, duke e rritur parashikimin e synuar midis 4.25 për qind dhe 4.5 për qind, që është rritja më e larti në 15 vitet e fundit.
Rritja e vlerës së dollarit amerikan ndikoi në çmimet e naftës, duke dekurajuar tregtarët nga përdorimi i monedhave të tjera dhe duke nxitur frikën e kërkesës së dobët.
Inventarët komercialë të naftës së papërpunuar në SHBA u rritën me 2.5 për qind gjatë javës së fundit sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA) të mërkurën vonë.
Inventarët u rritën me rreth 10.2 milionë fuçi në 424.1 milionë fuçi, pavarësisht pritshmërive të tregut për rënie prej rreth 3.9 milionë fuçi./FolDrejt/