Me ndërprerje të energjisë elektrike, Galeria Kombëtare e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media në lidhje me edicionin e 14-të të ekspozitës ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” 2022.
Aty u bë prezantimi i njërit prej kuratorëve të ekspozitës Raimund Stecker, nga Duseldorfi, pasi Christian Mosar, nga Luksemburgu, nuk kishte mundur të vinte për shkak se kishte pasur rast vdekjeje, njofton Klan Kosova.
I pari në këtë konferencë foli drejtori i GKK-së Naim Spahiu, i cili tha se ka qenë e domosdoshme organizimi i kësaj ekspozite këtë vit, pas pengesave që i ka shkaktuar pandemia, njofton Klankosova.tv
Ndërsa kuratori Stecker ka theksuar se kjo garë vlen vetëm për artistët lokalë. Ndër të tjera ai shtoi se pret që kjo bienale të qëndrojë historikisht në të ardhmen.
Kujtojmë se thirrja për dorëzimin e aplikimeve do të jetë e hapur deri më 20 shtator të këtij viti.