Sipas presidentit të Republikës së vetëshpallur të Donetskut, porti tashmë po punon si për eksport ashtu edhe për import.
Ekspertët ushtarakë kanë përfunduar deminimin e portit të Mariupolit, njoftoi sot presidenti i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DNR), Denis Pushilin.
“Porti është pastruar plotësisht nga minat. Kjo vlen si për territorin ashtu edhe për ujërat,” u tha Pushilin gazetarëve./FolDrejt/