Nëse projeksioni i CNN është i saktë, kjo do të thotë se situata në dhomën e lartë të Kongresit pas zgjedhjeve afatmesme të mbajtura më 8 nëntor është e barabartë – të dyja partitë kanë nga 49 ulëse secila, transmeton Fol Drejt.
Demokrati Mark Kelly mundi republikanin Blake Masters në garën për Senatin në shtetin amerikan të Arizonës, sipas parashikimeve të CNN bazuar në 85 për qind të të dhënave të përpunuara.
Të dhënat e kompanisë mediatike amerikane tregojnë se Kelly ka 51,8 për qind të votave, kurse Masters 46,1 për qind, që është rreth 124 mijë vota në favor të demokratit./FolDrejt/