Fëmijët nga rrethi ukrainas i Vasilivka, i cili është nën pushtimin rus, u dërguan në një të ashtuquajtur “kamp rekreativ” në Bjellorusi, sipas CNN.
Administrata civile-ushtarake e emëruar nga Rusia e Vasilivka njoftoi se “programi i rekreacionit për fëmijët është falas dhe mbështetet nga presidentët e Bjellorusisë dhe Rusisë, Alexander Lukashenko dhe Vladimir Putin”.
“Grupi i parë prej 43 fëmijëve të moshës 8 deri në 15 vjeç do të qëndrojë në kampin shëndetësor të fëmijëve nga data 24 prill deri më 10 maj, ndërsa vizita e radhës është planifikuar për 14 maj”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/