Nuk ka pasur “ndryshime të mëdha” në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë dhe “tmerret” në qytetin ukrainas të Bucha nuk po i ndihmojnë negociatat, tha një burim nga presidenca franceze, shkruan CNN, transmeton FolDrejt.
“Shoku nga Bucha nuk është i favorshëm për përparimin në negociata,” tha një burim mbrëmë pas një bisede telefonike njëorëshe midis presidentit francez Emanuel Macron dhe homologut të tij ukrainas Vladimir Zelensky.
Një burim nga Pallati Elysee shtoi se Zelenski ishte ende i interesuar në “mbajtjen dhe përmirësimin e negociatave me rusët”, si dhe në rolin ndërmjetësues të Francës./FolDrejt/