Sipas CNN, Senati amerikan ka miratuar projektligjin e mbrojtjes, ku 800 milionë dollarë do të jepen ndihmë për Ukrainën, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Senati i SHBA miratoi Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2023 (NDAA), i cili autorizon një shifër rekord prej 858 miliardë dollarësh në shpenzime ushtarake, duke përfshirë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë e Ukrainës.
Projektligji kaloi në Senat me një votim 83-11 dhe tani pritet të nënshkruhet si ligj nga presidenti i SHBA Joe Biden. /FolDrejt/