Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës informatën, e cila dyshohet se u mundësoi forcave të atij vendi të kryenin një sulm raketor në anijen ruse “Moscow”, shkruan CNN, duke iu referuar burimeve të saj.
Siç thuhet, forcat ukrainase, pasi kanë parë luftanijen ruse në Detin e Zi, kanë telefonuar kontaktet amerikane për të marrë konfirmimin prej tyre se është vërtet anija komanduese e flotës ruse “Moska” në Detin e Zi.