Coca-Cola në Norvegji ka prezantuar një edicion të veçantë të pijeve të gazuara për nder të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Gjigandi i pijeve ka vendosur simbolin e hënës në logon e saj, dhe kjo ndodh për herë të parë në vendin skandinav.
Coca-Cola ka një traditë të gjatë të edicioneve speciale të Krishtlindjeve në Norvegji, dhe këtë vit, kompania thotë se synonte të festonte Ramazanin me muslimanët e vendit.
“Në vendet muslimane ne kemi një histori të gjatë të pritjes së përbashkët të Ramazanit, ashtu si kemi një traditë me fushatat e Krishtlindjeve këtu. Tani duam që për herë të parë në Norvegji të festojmë Ramazanin së bashku me muslimanët norvegjez”, thanë zyrtarët e marketingut të Cola Colas.
Vendimi i kompanisë tërhoqi kritika nga disa që njihen për pikëpamje anti-muslimane dhe anti-emigrante, të cilët madje kanë bërë thirrje për bojkotim të markës. Megjithatë, norvegjezë të tjerë vlerësuan mesazhin e Coca-Cola-së për të mbështetur diversitetin në vendin e shumicës së krishterë.
Politikanja e Partisë së Punës, Fatima Almanea e quajti fushatën “shumë pozitive”.
“Ne mund ta shohim atë si pjesë të trajtimit të barabartë, dhe pastaj mund të shpresojmë që kjo nzit kuriozitetin dhe vetëdijen,” tha Almanea.
Nina Marianne Iversen, një ligjëruese në Shkollën e Biznesit Norvegjez (BI), vuri në dukje se logoja e Ramazanit, ndonëse një mesazh i guximshëm i përfshirjes, është në qendër të saj një fushatë reklamash.
Ajo tha se fushata synon agjëruesit muslimanë, për t’i kujtuar ata të marrin pijen e tyre menjëherë pas perëndimit të diellit.
Norvegjia ka një komunitet mysliman në rritje të shpejtë, i cili tani përbën 5.7% të popullsisë prej 5.2 milion banorë sa ka gjithsej.