Kryetari i Kuvendit i Republikës së Kosovës – Glauk Konjufca, e ka filluar seancën e sotme me një batutë, duke e provokuar opozitën me çështjen e zgjedhjeve. Duket që kjo e ka ekzaltuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila fill më pas e ka publikuar videon ku Konjufca i fton kundërshtarët politikë, të përballen me zgjedhje, shkruan Fol Drejt.
“Çohuni dilni në zgjedhje, dilni bashkë të katërtit dorë për dore para Albin Kurtit. Po ju sfidoj”, pat deklaruar ai në një emision në t7.
Në mbishkrimin i cili e shoqëron videon e Vetëvendosjes shkruan:
“Kryeparlamentari Konjufca pyet opozitën se a e kujton një përgjigje interesante për një çështje po aq interesante që kishin ngritur më parë.”
Konjufca i cili u tall me opozitën, e cila ditëve të fundit i ka përmendur mjaft shpesh zgjedhjet e parakohshme, por në parlament, nuk i ka numrat e mjaftueshëm, për ta rrëzuar./FolDrejt/