Sekretari i Përgjithshëm i Commonwealth ka shprehur frikën për grushtin e shtetit në Gabon, duke thënë se grupi po monitoronte nga afër situatën.
Patricia Scotland thotë se situata është “thellësisht shqetësuese”, duke shtuar: “Karta e Komonuelthit është e qartë se shtetet anëtare duhet të mbështesin sundimin e ligjit dhe parimet e demokracisë në çdo kohë”, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Gaboni iu bashkua bllokut anglofon në qershor 2022 në një përpjekje për të lehtësuar varësinë e tyre nga Franca – ish-fuqia koloniale./FolDrejt/