Menaxheri i Tottenhamit, Antonio Conte tha sot se dëshiron të fitojë Champions Leaguen me klubin e futbollit londinez, por shtoi se duhet të jetë realist dhe të shkojë ndeshje pas ndeshje, raportojnë mediat britanike.
Tottenhami do të presë nesër në Londër skuadrën italiane Milan në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve. Milani fitoi 1:0 në ndeshjen e parë të 1/16-tës së luajtur në Itali.
“Ne kemi një lojë të madhe, ne duam të shkojmë në fazën tjetër. Shpresoj të ndjej atmosferën e pabesueshme në stadium,” tha Conte, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.