Antonio Conte nuk është i kënaqur me gjendjen e disa lojtarëve të tij që luajtën në Kupën e Botës.
Në atë rreth prej 12 lojtarësh është edhe Ivan Perishiq . Megjithatë, Conte nuk është inatosur me përfaqësuesen kroate, por me faktin se vetëm tetë ditë pas finales së Botërorit, kampionati vazhdon.
“ Fakti që kishim kaq shumë lojtarë në Kupën e Botës tregon se kemi një ekip të mirë të gatshëm për të luftuar për një rezultat të rëndësishëm. Nga kjo anë, sigurisht, jam i lumtur, por nga ana tjetër, nuk jam aq shumë sepse lojtarët janë të lodhur pas gjithçkaje që ndodhi në Katar. Lojtarët nuk janë në gjendjen më të mirë. “
Conte ka sugjeruar që asnjë lojtar që ka luajtur në Katar nuk do të nisë ndeshjen në Brentford.
“ Gjendja e keqe fizike e lojtarëve, përpjekjet që kanë bërë me kombëtaren janë arsyeja pse duhet të fokusohem te ata lojtarë me të cilët kam punuar muajin e fundit dhe ata do të preferohen për ndeshjen kundër Brentford. “
Tottenham aktualisht është i katërti në Premiership me 29 pikë, ndërsa Brentford është i dhjeti me 19 pikë./FolDrejt/